Zyrtare/ Progni është i Partizanit

0

Gerhard Progni është zyrtarisht i Partizanit. Mesfushori ka firmosur sot për klubin e kuq, duke nënshkruar një kontratë 2-vjeçare, me opsion rinovimi edhe për një sezon tjetër.

Është përforcimi i dytë veror për Partizanin, që sërish bën Pazar tek Teuta, sepse pret aty ka marrë edhe Kotobellin ditët e fundit. Në sezonin e sapombyllur Progni u aktivizua deri në dhjetor në Azerbajxhan te Zira (14 ndeshje e 2 gola në kampionat) dhe më pas te Teuta (15 ndeshje e dy gola).

Mesfushori 30-vjeçar është formuar si lojtar te Partizani, duke u aktivizuar për katër sezone deri më 2008, ndërsa tani kthehet dhe ka marrë fanellën me numrin 88.

Për faqen zyrtare të klubit, Progni deklaroi: “Vij te Partizani për të fituar titullin kampion. Rikthehem në klubin ku jam formuar si lojtar profesionist dhe te Partizani është një rikthim në shtëpi dhe kënaqësi e madhe të vesh përsëri fanellën e kuqe. Besoj se këtë sezon do t’u dhurojmë tifozëve tanë të mrekullueshëm trofeun të cilin e presin prej kohësh. Shpresoj se ky do të jetë viti i Partizanit dhe premtoj të jap maksimumin, për të realizuar objektivat që klubi ka në këtë sezon futbollistik”.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.