Zyrtare, Kukeli bashkohet me Tramexanin në Sion

0

Burim Kukeli është transferuar nga Zyrihu te Sioni. Mesfushori i kombëtares sonë kishte kohë që kërkohej nga Paolo Tramexani, i cili ia njeh mirë cilësitë.

Për 33-vjeçarin nga Gjakova vjen një aventurë e re në karrierë, pas 9 vitesh mes Lucernës e Zyrihut. Te Zyrihu prej vitit 2012, Kukeli luajti thuajse 100 ndeshje, duke shënuar edhe 2 gola.

Kontrata e tij përfundonte në verën e vitit 2018, por Sioni ka arritur ta blejë, ndonëse nuk ka shifra zyrtare për operacionin dhe nuk pritet ndonje pagesë e madhe, duke parë moshën e mesfushorit, i cili nuk ishte në planet e Zyrihut, edhe pse luajti si titullar në mbrojtje në dy ndeshjet e para sezonale.

Në Sion Kukeli ka firmosur kontratë 2-vjeçare dhe klubi e ka zyrtarizuar lajmin. Në këtë mënyrë, te Sioni bëhen dy lojtarë të kombëtares sonë, pas firmës së Lenjanit.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image