Zyrtare/ Gugash Magani jep dorëheqjen nga Besa e Kavajës, vendin e merr Ndriçim Kashami

Duket se humbja e fundit me Pogradecin i ka kushtuar shumë Besës së Kavajës. Menjëherë pas mbylljes së takimit trajneri është shprehur se do të rishikonte pozicionin e tij në skuadër dhe pikërisht kjo ka ndodhur. Nëpërmjet një njoftimi thuhet se Magani ka vendosur të dorëhiqet nga Besa, ndërsa ishte pjesë e saj që nga janari i vitit 2019. Ndërkohë vendin e trajnerit te Besa e ka marrë menjëherë Ndriçim Kashami. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *