Stadiumet e boshatisura/ Juventusi nuk rimburson biletat, Interi i kthen mbrapsht paratë tifozëve

Koronavirusi ka prekur veriun e Italisë duke sjellë panik te qytetarët. Për të parandaluar përhapjen e mëtejshme organizatorët e Serie A kanë marrë masat e tyre, duke vendosur që sfudat e ardhshme të luhen me dyer të mbyllura dhe pa praninë e tifozëve. Në fundjavë spikat derbi i Italisë mes Juventusit dhe Interit, që këtë herë do të mund të shijohet vetëm nëpërmjet televizorit.

Interesi në këtë takim ishte i lartë, teksa një javë përpara ndeshjes kishim të bënim me një “sold out”, ku të gjitha biletat ishin të shitura. Megjithatë Juventusi duket se nuk ka ndërmend të heqë dorë nga shifra e fituar prej shitjes së biletave, duke refuzuar deri tani të rimbursojë tifozët, të cilët nuk do të mund të futen në stadium.

Ndërkohë një shembull krejt i ndryshëm vjen nga zikaltrit, që kanë menduar për xhepat e tifozëve të tyre. Kështu Interi ka vendosur të rimbursojë të gjithë të pajisurit me biletë për ndeshjen e së enjtes kundër Ludogorets, e vlefshme për Europa Leauge. Edhe pse nuk kemi të bëjmë me të njëjtat shifra, pasi interesi për ndeshjen me skuadrën bullgare shtë dukshëm më i ulët se për derbin e Italisë, klubi i Interit ka dhënë mesazhin e duhur rivalëve të Juventusit. Në fund të fundit tifozët janë aseti më i çmuar për një ekip futbolli dhe janë këta të fundit që mbajnë gjallë edhe financat e tyre./Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online