Zyrtare/ Gjimshiti transferohet te Benevento

Berat Gjimshiti është transferuar nga Atalanta te Benevento dhe tashmë nuk ka më asnjë dyshim. Mbrojtësi i kombëtares sonë, i cili vitin e shkuar ishte në huazim tek Avelino, duke shkëlqyer në Serinë B, tashmë është i Beneventos.

Dje Benevento nuk e përfshiu në listën e lojtarëve që do të nisnin sot grumbullimin, por sot Gjimshiti është prezantuar në Benevento, para nisjes së ekipit për në Romë, për të vazhduar më pas rrugëtimin për në veri, pasi faza përgatitore do të zhvillohet në Sestola e Bruniko.

Për mbrojtësin tonë bëhet fjalë për huazim një-vjeçar me të drejtë blerjeje. Pas 35 ndeshjesh sezonin e shkuar në Serinë B, është rasti i madh i qendërmbrojtësit, i cili kërkon të luajë rregullisht, për të treguar sa vlen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *