Zyrtare, Flamurtari rinovon me Veliun

0

Franc Veliu do të jetë pjesë e Flamurtarit për sezonin e ardhshëm, por tashmë edhe juridikisht. Mbrojtësi vlonjat nuk kishte lëshuar ndonjë sinjal largimi dhe klubi e kishte në listën e të konfirmuarve, por firma e rinovimit ka ardhur vetëm sot.

28-vjeçari ka luajtur gjatë gjithë jetës së vet në Vlorë, me përjashtim të sezonit 2015/2016, ku u nda mes Kukësit e Partizanit.

Në asnjërin klub nuk i shkoi mbarë dhe në fillim të sezonit të shkuar u kthye në shtëpi, ku u bë sërish i rëndësishëm, duke luajtur 31 ndeshje kampionati nga minuta e parë.

Tani mbrojtësi ka hedhur firmën mbi kontratë, ndërsa trajneri Shpëtim Duro nuk ka më shqetësime në prapavijë, sepse Veliu është i aftë të luajë në qendër dhe në të majtë.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.