Zyrtare: Bufon firmos, kthehet në shtëpi

0

Tashmë ka ardhur edhe zyrtarizimi: Xhixhi Bufon kthehet te Juventusi, pas 1 viti në Paris, ku shpresoi të fitonte Champions League, por mbeti i zhgënjyer.

Tani portieri veteran kthehet në shtëpi, duke firmosur deri në verën e vitit 2020. Një vit, për të kaluar Maldinin si lojtari me më shumë ndeshje në Serinë A, por edhe për të tentuar për herë të fundit triumfin në Champions League, fiksimi i portierit legjendar, i cili nuk e ka fituar kurrë.

Natyrisht, rol dytësor, si rezervë e portierit të parë Shçesni, por me siguri nja 10 ndeshje në Serinë A mund t’i luajë, duke parë që Juve shumë ndeshje i ka si stërvitore.

“Është një ndër ditët më të lumtura të jetës sime. Sot u vërtetua që jeta është e pabesueshme dhe ia vlen të ëndërrosh”, tha Bufon për faqen zyrtare të klubit pas firmës.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.