Zlatan Ibrahimoviç po vjen! Në Amerikë i shkelin të gjithë syrin vetëm Milanit

Zlatan Ibrahimoviç e ka mbyllur aventurën e tij me Los Angelosin. Tashmë sulmuesi suedez pritet të kthehet në Seria A, atje ku ka disa alternativa ku më të përmendurat janë Bolonja dhe Milani. Pa harruar këtu edhe Napolin, që ka mundësitë e saj për të transferuar këtë futbollist.

Ndërkohë që në ditët e ardhshme do të ketë një vendim më të prerë në lidhje me këtë çështje, në mediat po vazhdon të flitet mbi Ibrahimoviç. Presidenti i kampionatit në MLS ka thënë se sulmuesi do t’i bashkohet kuqezinjëve. Gjithashtu edhe trajneri i Los Angelos,Scheloto, ka thënë thuajse të njëjtën gjë, duke paralajmëruar rikthimin e suedezit në Seria A, megjithëse me pak më shumë enigmë.

“Ndoshta ka për ta përfunduar karrierën te Napoli ose te Milani. Nuk e di saktësisht, por e meriton që të përfundojë karrierën e tij në Itali”, ka thënë trajneri i Los Angelos. /Sport Ekspres/