Zidan: Nuk jam dështak, e di çfarë bëj

0

Trajneri i Realit, Zinedin Zidan ka folur për mediat para takimit në La Liga kundër Deportivo Alveshit, duke shpërfillur kritikat në adresë të tij pas paraqitjeve jo të mira të kampionëve të Spanjës në takimet e fundit.

Mungesa  rezultateve – “Nuk kam një shpjegim të saktë. Në çdo ndeshje kemi krijuar shumë raste për shënim, nuk e kemi bërë dhe jemi ndëshkuar. Personalisht nuk jam i shqetësuar dhe nuk mendoj shumë për çfarë ka ndodhur deri më tani. Ne analizojmë çdo ndeshje dhe gjithnjë përpiqemi të bëjmë më të mirën. Nëse nuk do të krijonim raste do të isha i shqetësuar. Golat do të vijnë, shpresoj që kundër Alaveshit.”

Polemikat me gjyqtarët – “Nuk dua t’i futem këtij diskutimi pa bereqet, sepse nuk kam folur kurrë për gjyqtarët dhe nuk do ta bëj dhe më tej. Ata bëjnë detyrën e tyre, ne bëjmë tonën. Nuk jemi ekiq qe e gjejmë shfajësimin te të tjerët.”

Ecuria negative – “Po është e vërtetë dhe tani të gjithë mendojnë se jam një dështak. Por unë nuk e shoh kështu, unë e shoh veten në lulëzim. Është diçka e mirë që luajmë kundër Alaveshit, të martën kundër Dortmundit dhe këto janë mundësi për të ndryshuar ecurinë tonë.”

7 pikë pas Barcelonës – “Të gjithë kanë mendimin e tyre, disa mund të mendojnë që në shtator se La Liga është e humbur. Por kampionati është shumë i gjatë. Ndonjëherë dhe 15 pikë avantazh mund të mos mjaftojnë.”

Kritikat për rotacionin – “Nuk më shqetësojnë aspak, sepse unë e di fare mirë se çfarë bëj.”

“Derbi” me djalin – “Të them të drejtën nuk e mendoj shumë, sepse nuk luaj ndaj tim biri, ndeshja është Alavesh kundër Realit. Nëse bëj një intervistë për të folur për djalin tim mund të them shumë gjëra, por jo tani.”

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here