Valverde nuk i beson Realit

Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde pret fitoren e gjashtë radhazi në kampionat sonte në mbrëmje kundër Xhironës. Në konferencën për shtyp, tekniku i kryesuesve të La Ligas ka folur dhe për krizën e Realit, duke mos i zënë besë.

Xhirona – “Ne përpiqemi t’i përshtatemi kundërshtarit të radhës. Ata kanë një sistem efikas loje, por ne jemi këtu për 3 pikët.”

Pak pushim për Mesin – “Nuk mendoj se ka ardhur momenti që Mesi të bëjë pak pushim. Një lojtar që ka shënuar 4 gola në ndeshjen e fundit nuk mund të zëvendësohet.”

Reali, 7 pikë prapa – “E vërteta është se Reali ndodhet 7 pikë pas nesh, por mos harroni kemi shumë pranë Atletikon dhe Seviljen. Nuk besoj se e keni harruar se para një muaji ishim ne në pozita të tilla kur po na masakronin. Kampionati është shumë i gjatë.”

 

Formacioni i mundshëm i Xhironës (4-3-3)

Gorka

Bernardo Huanpe Alkala

Adaj Granell Pons Mafeo

Portu Garsia Stuani

 

Formacioni i mundshëm i Barcelonës

Ter Shtegen

Roberto Pike Umtiti Alba

Buskets Rakitiç Iniesta

Alkaser Suarez Mesi

 

Kundër Xhironës mungon Deulofeu

Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde nuk do të ketë të gatshëm për takimin e sotëm kundër Xhironës shërbimet e sulmuesit të krahut Xherarrd Deulofeu. Sulmueis ka shfaqur një problem dhe nuk është grumbulluar për takimin e sotëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online