Zhoao Kanselo i zhgënjyer nga Interi, sulmon edhe Milanin

0

Mbrojtësi Zhoao Kanselo është në udhëkryq, sepse tashmë i duht të gjejë ekip të ri. Valencia e dërgoi në huazim tek Interit, portugezi shkëlqeu në pjesën e dytë të sezonit, por Interi u ndal te fjalët e mira, sepse nuk ka mundur ta blejë përfundimisht. Tani Kanselo pret Juventusin, që po bisedon me Valencian, por ndërkohë në në një intervistë për Tuttosport shfryn dufin, duke mos e fshehur zhgënjimin ndaj Interit.

“I zhgënjyer? Nuk e di nëse është fjala e duhur, por prisja më shumë. Mendoja se dikush nga Interi do të thoshte të paktën: ‘Nuk kemi para për të të blerë tani, ndaj të urojmë gjithë të mirat në të ardhmen’, por as kaq nuk më thanë. Interi ishte një etapë shumë e rëndësishme në karrierën time dhe është një klub i madh, tani të shohim si do shkojë”.

Marrëdhnia me Spaletin nuk ishte perfekte: “Është e vërtetë, patëm disa fërkime, por sepse të dy jemi gjaknxehtë dhe shpërthejmë menjëherë. Megjithatë, e pranoj se kam mësuar shumë nga Spaleti. Në janar mendova të kthehesha në Valencia, sepse më thanë diçka që në fakt më vonë nuk ndodhi”.

E ardhmja pezull: “Kam kontratë me Valencian deri në vitin 2021, ndaj nuk mbetem pa klub, sido që të shkojë. Për sa kohë nuk kam ndonjë propozim konkret dhe zyrtar, nuk mund të them asgjë. Deri tani nuk më ka ardhur asgjë. Para përfundimit të sezonit kam dëgjuar të thuhet se Interi dëshironte të më blinte përfundimisht, por nuk ndodhi. Juventusi? Jam tifoz i Douglas Kostës, e kam ndjekur që te Bajerni dhe më pëlqen shumë, ka shumë cilësi dhe është i shpejtë e vendimtar”.

Një thumb për Milanin: “Nëse Interi humbiste dy ndeshje rresht, flisnin të gjithë, por nëse Milani humbiste 6, askush nuk ndihej. I heshtëm të gjithë, me 2-3 blerje Interi shkoi në Champions, ndërsa Milani shpenzoi 200 milionë dhe shkoi në Europa League! Mungon barazia në vlerësim”.

 

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.