Zhgënjimi i radhës, portieri i Dortmundit nis luftën me tifozët

0

Situatë absurde të Dortmundi. Barazimi 2-2 kundër Frajburgut ka shtuar ndjeshëm tensionin dhe praktikisht janë vënë të gjithë kundër të gjithëve: tifozët kundër skuadrës, portieri Roman Byrki kundër tifozëve dhe menaxheri i klubit Mikael Cork kundër portierit.

Në fund të ndeshjes portieri shfryu para gazetarëve: “Në tribunat lindore e perëndimore tifozët vijnë vetëm për të fishkëllyer skuadrën. Me mire te mos vijnë fare, sepse nuk japin asnjë mbështetje. Këta njerëz nuk e kanë idenë nga futbolli. Ndoshta nuk kanë asgjë tjetër për të bërë”.

Sapo e mësoi këtë deklaratë, menaxheri Mikael Cork reagoi ashpër: “Deklaratë pa vend dhe e gabuar. Rekomandoj çdo lojtar ta rishohë ndeshjen. Edhe ata vetë do ta fishkëllenin veten”.

Po sjellja e tifozëve dhe fishkëllimat? “Si lojtar me ka ndodhur edhe më keq ne këtë stadium”, përgjigjet Cork.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.