Zhegrova e mbylli me numra cirku: Kërkoj falje, nuk desha të ofendoja askënd

0

Edon Zhegrova shënoi një gol ndaj Shqipërisë, ndërsa në fundin e takimit pati kohë edhe për një numër cirku në fushë. Pas ndeshjes në Supersport talenti që luan në Belgjikë kërkon falje, duke sqaruar se ishte thjesht një miqësore, nuk donte të ofendonte askënd, edhe pse ka pasur polemika në distancë me Panuçin, i cili e akuzoi se zgjodhi Shqipërinë dhe më pas ndërroi mendje, duke mos u treguar burrë: “Dua ta sqaroj këtë pjesë: Nuk kishte ndonjë nënvlerësim për kundërshtarin për veprimin që bëra. Kërkoj falje nëse është ofenduar dikush”.

Fitorja: “Skuadra ka bërë një ndeshje mjaft të mirë. Të gjithë lojtarët dhanë maksimumin dhe në fund puna na u shpërblye dhe fituam.

Zhegrova po kthehet në personazh: “Jam i lumtur që më është dhënë mundësia. Është ndjenjë e veçantë të luaj për shtetin tim. Luaj gjithnjë me zemër dhe mundohem të luaj sa më mirë.

Goli? “Nuk ishte ndaj Panuçit apo Shqipërisë. Unë shënova për shtetin tim, nuk ishte kundërpërgjigje për Panuçin apo Shqipërinë, jam i lumtur për golin. Ja dedikoj tifozëve, familjes dhe gjithë shtetit të Kosovës”.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.