Suso është konsideruar gjithmonë si lojtar kryesor për Milanin, pavarësisht ndërrimit të trajnerëve. Me ardhjen e Piolit pritet që besimi të shtohet edhe më shumë te ky futbollist.
Por nga ana tjetër, “Tuttosport” zbulon edhe ultimatumin e dhënë nga ana e klubit kundrejt Susos. “Zgjohu ose do të largohesh në janar”. Pikërisht ky është paralajmërimi i hapur i dhënë nga kuqezinjtë që nuk janë të kënaqur me formën e dhënë në fushë nga sulmuesi spanjoll.
Shkarkimi i Giampaolos pritet të jap edhe rezultatet e para te Milani, pasi me të në krye mungonte gjithçka, rezultati dhe loja e shëmtuar. /Sport Ekspres/