Zbulohet një tjetër detaj nga “Air Albania”, 21.000 flamuj shqiptar për të dhuruar spektakël

Një tjetër detaj është zbuluar nga “Air Albania”, atje ku Shqipëria do të luajë përballë Francës. Spektakël i vërtetë do të dhurohet nga ana e kuqezinjëve, ndërsa krahas dritave që do të krijojnë një atmosferë të pazakontë për Shqipërinë me fikjen dhe ndezjen e tyre, do të ketë edhe 21.000 flamuj shqiptar.

Kjo është raportuar nga ana e “Procesit Sportiv”, ndërsa flamujt janë gati dhe në çdo ulëse të tifozëve janë lënë gati. Kështu në fillimin e ndeshjes të gjithë tifozët do të valvisin simbolin kombëtar dhe do të krijohet një atmosferë brilante që do të mbush edhe lojtarët e Kombëtares para nisjes së ndeshjes kundër kampionëve të botës. /Sport Ekspres/