“Xholi” i Barcelonës, Dembele gjithmonë vendimtar

Pavarësisht problemeve me jetën personale, zërave se Barcelona po mendon ta shesë, apo faktit që pjesën më të madhe të ndeshjeve i nis nga stoli, Usman Dembele është gjithmonë vendimtar. Talenti francez shënoi golin e barazimit 1-1 në fushën e Atletiko Madrid, duke evituar humbjen e katalanëve.

Ai është lojtari që i ka siguruar më tepër pikë Barcelonës, me golat e realizuar në këtë sezon. Plotë 7 pikë, pas 5 golave të shënuar. Gjithmonë i rëndësishëm për trajnerin Valverde.

Dembele është kthyer në shpëtimtarin e skuadrës “blaugrana”, prej verës së këtij viti, kur në minutën e 78-të shënoi golin e fitores ndaj Sevijas. Me tëj ai ka realizuar edhe ndaj Vajadolid, Real Sociedad, Rajo Vajekanos dhe tashmë ndaj Atletikos së Madridit.

Golat vendimtarë të Usman Dembele për Barcelonën:
– Goli i fitores ndaj Sevijas, minuta 78-të (Superkupë)
– Goli i fitores ndaj Vajadolid, minuta 57-të (La Liga)
– Goli i fitores ndaj Sociedad, minuta 66-të (La Liga)
– Goli i fitores ndaj Vajekanos, minuta 87-të (La Liga)
– Goli i fitores ndaj Atletiko Madrid, minuta 90-të (La Liga)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *