Vrioni: Bëj mirë te Shpresat dhe më pas mendoj për Kombëtaren A

Menjëherë pas humbjes së Shpresave me Spanjën, Xhakomo Vrioni foli për “SuperSport”, duke treguar emocionet e ndeshjes, por mbi të gjitha të përfaqësimit me fanellën kuqezi. Pas miqësores me Italinë, ku shënoi golin e parë me ekipin e 21-vjeçarëve, sulmuesi luajti ndeshjen e parë zyrtare ndaj iberikëve.

“E dinim që Spanja ishte një skuadër shumë e fortë, me lojtarë shumë të mirë. Ishte shumë e vështirë, por bëm maksimumin”, deklaroi talenti i sulmit për ndeshjen e luajtur në stadiumin “Selman Stërmasi” në kryeqytet. Më tej Vrioni foli edhe për faktin se ishte i grumbulluar në Kombëtaren A nga trajneri Panuçi, por duke qenë se i shërbente më tepër Shpresave u kthye nën urdhërat e Alban Bushit.

“Emocionet janë të shumta, sepse është Kombëtarja e zemrës time, e babit dhe mamit. Shpresoj të vazhdoj kështu. Sa e mendoj Kombëtaren A? Synoj të bëj sa më mirë këtu edhe pastaj të vazhdoj të luaj te Kombëtarja e madhe”, tha sulmuesi i talentuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *