Votimet/ Si të sjellim finalen europiane në Shqipëri? “Air Albania” ka nevojë për ju, tifozët duhet ta përzgjedhin

“Air Albania” është stadiumi më i ri që u ndërtua në Shqipëri dhe bëri jehonë në të gjitha mediat europiane. Krahasimet kanë qenë nga më të ndryshmet me impiantet më të mira në Europë, ndërsa i plotëson të gjitha kushtet për të luajtur finalet më të njohura.

FSHF ka ndërruar priroritetin e saj, duke kërkuar që në Tiranë të sjellë finale e Ligës së Konfederatave, një kompeticioni të ri që do të tërheq kërshërinë e tifozëve. Ndërkohë “Air Albania” është përzgjedhur në 21 stadiumet të mira të vitit 2019 nga faqa polake “stadium.db”.

Nëse impianti ynë do të shpallej mes fituesve, atëherë do të kishte një tërheqje vëmendje edhe më të madhe karshi stadiumit në Shqipëri, për të pasur të drejtën e një spektakli futbolli në Tiranë dhe tifozëve që do të vinin nga Europa për të parë më nga afër “Air Albania”. Kjo do të ishte panorama më e mirë për futbollin në vendin tonë, ndërsa plotësohen të gjitha kushtet për ta kthyer në një festë të mirfilltë.

Ndërkohë “Sport Ekspres” ka komunikuar me organizatorin e këtij sondazhi, i cili nuk dëshironte që të tregonte numrin e votimeve deri tani, por na shprehet se ka pak vota nga ana e tifozëve shqiptarë. Gjithsesi “Air Albania” ka shumë gjasa për të kaluar në fazën finale të 10 stadiumeve më të mira, pasi po vlerësohej lartë nga juria e cila merrte pjesë dhe vlerësonte. Më poshtë mund të jepni edhe kontributin tuaj, duke vlerësuar me 5 yje “Air Albanian”. /Sport Ekspres/

(Klikoni në linkun për të votuar)

http://stadiumdb.com/competitions/stadium_of_the_year_2019?fbclid=IwAR1qc3gRmUd-L0kJGo0CrMtONvK-tTIJsjEcp4fVlSrlzw19QFfsJ0_97cM

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *