Vjen lajmi i madh, Shaqiri “bëhet” Red!

0

Xherdan Shaqiri, futbollisti i Zvicrës që u dallua këtë Botëror në Rusi 2018, ndoshta shumë dhe për gjestin e tij me shqiponjën, vishet me fanellën legjendare të Liverpulit, pasi Stouk ka pranuar 15.3 milionë euro.

Karriera e Shaqirit ka pasur një trajektore të çuditshme, sepse pas shpërthimit te Bazeli erdhi kalimi te Bajerni në verën e vitit 2012 për 11.8 milionë euro. Në janar 2015 e bleu Interi për 15 milionë euro, por ashtu si në Mynih, edhe në Milano nuk shkoi gjithçka si duhej.

Mesfushori shqiptar në verën e vitit 2015 shkoi te Stouk Siti në Premier Ligë për 17 milionë euro, duke shkëlqyer sidomos në sezonin e fundit, ku luajti 36 ndeshje e shënoi 8 gola, që gjithsesi nuk vlejtën për të siguruar mbijetesën.

Për pasojë, Stouk është detyruar ta shesë dhe mesfushori nga Gjilani shkon te Liverpuli, duke pasuruar edhe më shumë një karrierë të mbushur me klube të mëdhenj, ku mungon vetëm La Liga spanjolle.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.