Vjen edhe firma, ju prezantojmë “kroatin” Myrto Uzuni

0

Myrto Uzunit i mjaftoi vetëm një sezon në Superiore dhe më pas në Europë për t’u transferuar jashtë vendit. Beratasi verën u shkuar u ble nga Laçi tek Apolonia dhe me bardhezinjtë ai bëri një kampionat të mirë, duke shënuar 10 gola në kampionat.

Më pas në Europa realizoi ndaj Anorthosis Famagusta golin që u dha kualifikimin e kurbinasve. Gjithsesi nuk mund të ikte pa shënuar edhe sivjet në kampionat. E bëri këtë ndaj Korçës dhe tanimë ndodhet në Kroaci, ku edhe është prezantuar.

“Jam shumë i emocionuar që kam ardhur te Lokomotiva. Kam dëgjuar shumë për këtë klub nga ish-lojtarët e Lokomotivës nga Shqipëria. Kam bërë kërkime për klubin, e di që këtu bëhet një punë e mrekullueshme me të rinjtë. Falënderoj klubin për angazhimin, unë do të bëj gjithçka për të kontribuar në arritjen e sukseseve nga Lokomotiva”, është shprehur Uzuni gjatë prezantimit.

Marrëveshja ishte arritur prej kohësh dhe ishte në zyrat e klubit të Laçit. Vetëm ditën e fundit u vendos që Uzuni të transferohej te Lokomotiva e Zagrebit. Një marrëveshje e arritur për shumën e 350 mijë eurove, por që do të shlyhet me dy këste.

Uzuni prej ditës së djeshme ndodhet në Zagreb dhe sot ka nënshkruar me Lokomotivën. “Sport Ekspres” ju sjell edhe një foto të 23-vjeçarit me fanellën klubit të ri. Së bashku me të në Kroaci ka udhëtuar edhe menaxheri i tij, Franc Bode.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.