VIDEO | Xhejms magjik, goli dhe roveshata janë spektakolare!

Xhejms Adeniji është një nga të huajt që ka spikatur më së shumti në Superiore. Sulmuesi nigerian shpërtheu te Laçi dhe më pas bëri mirë edhe me Skënderbeun në Korçë, duke fituar titullin kampion dhe luajtur në grupet e Europa League.

Sulmuesi në verë kaloi në Azerbajxhan te Gabala dhe për të gjërat po shkojnë shumë mirë. Ai ka shënuar në fundjavë në ndeshjen e fituar kundër Keshla (Inter Baku, emri i vjetër) dhe për të ishte goli i nëntë në kampionat.

https://www.facebook.com/1514155852227941/videos/vb.1514155852227941/2340955062893912/?type=2&theater

Një aksion fantastik, me Xhejms që kombinon disa herë me shokët e skuadrës gjersa shënon. Veç golit, Xhejms ka qenë protagonist edhe me një roveshatë spektakolare që shkoi ngjitur me shtyllën pingule.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *