VIDEO/ Shihni festën te Tirana dhe dëshpërimin te Kukësi, çfarë drame u luajt në “Air Albania”

Përballja e sotme mes Kukësit dhe Tiranës dhuroi emocione të mëdha në “Air Albania”. Bardheblutë rrëmbyen kreun me atë përmbysje të çmendur për vetëm 2 minuta. Kaq mjaftoi që Kukësi të dilte i dëshpëruar nga fërshëllima e fundit e arbitrit.  Verilindorët shokohen për herë të dytë në fund të takimit dhe kjo gjë padyshim që i ka lënë të gjithë të heshtur e me fytyrë të ngrysur në krahun e Kukësit.

Por një pamje krejt ndryshe shfaqet në krahun e Tiranës, që ka shpërthyer në një festë të çmendur në përfundim të takimit. Nën atmosferën e jashtëzakonshme të tifozëve dhe emocioneve që dhuroi kjo ndeshje, bardheblutë nuk kanë mundur dot të përmbahen pasi u mbyll gjithçka. Madje kemi parë edhe një Egbo si rrallë herë më parë, që ka hequr dorë nga qetësia e tij dhe qendrimi me këmbë në tokë. Nigeriani ka shpërthyer nga emocionet dhe me gishtat e drejtuar gjatë gjithë ohës drejt qiellit, duke ia dedikuar gjithçka Zotit./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *