VIDEO/ Prezantimi më i veçantë në Seria A, sulmuesi i Atalantas shfaqet papritur nga…”Play Station”

Bolonja ka arritur marrëveshjen me sulmuesin 21-vjeçar, Musa Barrow. Flitet për huazim me të drejtë blerje, e cila zgjat deri në verën e vitit 2021.

Por ajo që ka marrë vëmendjen e tifozëve dhe cilësohet si e veçantë është prezantimi i bërë nga Bolonja. Në video gjenden dy shokë të cilët po kalojnë kohën e tyre duke luajtur “Play Station”. Për të përforcuar skuadrën mendojnë për merkaton dhe për të bërë një blerje, Barrow.

Menjëherë në ekranin kompjuterik shfaqet trajneri Mihajloviç që kryen bisedimet dhe shkon për të marrë sulmuesin e Atalantas. Ky i fundit do të shfaqet papritur i ulur mes dy shokëve, sikur e gjitha të ishte një ëndërr. /Sport Ekspres/

https://twitter.com/buzzespor/status/1218295430896746496