Artim Pollozhani mund të ketë realizuar një prej golave më të bukur të karrierës së tij sot ndaj Kukësit. Flasim për një mesfushor i cili më 25 qershor do të mbushë 37 vjeç dhe jo për një sulmues. Në minutën e 49-të, shqiptari nga Maqedonia mahniti me një lëvizje fantastike në zonën e Kukësit, duke përshëndetur rrjetën.
Festa zgjati shumë pak, pasi Olsi Sokoli sinjalizoi lojë të rrezikshme. Shikoni vetë pamjet dhe gjykoni, por e sigurt është se lojtari i kuqezinjve do ta mbajë mend këtë gol të anuluar, i cili ishte spektakolar. A duhej të anulohej goli? në Shqipëri të gjithë jemi të aftë të gjykojmë një rast të tillë!