VIDEO/ Peter Olainkën e do edhe fati, goli më i çuditshëm i karrierës vjen në derbi

Peter Olainka mund të quhet padyshim edhe si i përkëdheluri i fatit në këto kohë. Duke parë mënyrën sesi e nisi, të arrish t’i shënosh gol Interit në “Champions League”, shkon përtej aftësive.

Kjo u tregua më së miri edhe në përballjen e fundit ndaj Spartës së Pragës, në një ndeshje derbi. Slavia e Pragës, atje ku luan edhe Olainka, fitoi me rezultatin e pastër 0-3. Por në golin e dytë të saj, do të ishte protagonist Olainka.

Padyshim realizimi më i çuditshëm që e gjen si protagonist, teksa pas goditjes së këtij sulmuesi, kundërshtari do e kapte topin me prapanicë, për ta përfunduar në rrjetë. /Sport Ekspres/

https://youtu.be/yvWx2837Dps