VIDEO | Perfeksioni i Nju Jork, çfarë skeme dhe realizimi identik!

Në futboll ka shumë mënyra për të shënuar një gol. Jemi mësuar me faktin që kjo lojë nuk është matematike, pasi nuk i dihet kurrë se si mund të përfundojë një takim. Por, ka shumë trajnerë dhe ekipe që insistojnë në skemat e provuara dhe ia dalin t’i realizojnë ato dhe në ndeshje.

Një episod i veçantë dhe shumë i bukur nga vjen nga futbolli amerikan. Nju Jork Red Bulls drejtohet në stol nga Kris Armas dhe trajneri amerikan ka arritur t’ua shpjegojë saktë një skemë ekipit të tij.

Siç shihet në video, ekipi i Nju Jorkut ka shënuar dy gola të bukur nga e njëjta skemë. Goditje dënimi nga zona qendrore, të gjithë kujtojnë se do të goditet porta, por Nju Jork e ka të qartë në mendje planin. Të dy skemat e provuara përfundojnë në rrjetë në një mënyrë identike.

Kur ndodh njëherë, mund ta quash dhe fat, por kur arrin ta përsërisësh dhe realizosh për herë të dytë do të thotë që ekipi ka cilësi dhe kualitet, pasi arrin të shënojë nga skema e tyre perfekte.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *