VIDEO/ Një asist si në lojën “Score hero”, Ekuban i tregon vlerat dhe fiton ndaj Muriqit

Trabzonspori ka arritur të fitojë me shifrat 2-1 ndaj Fenerbaçes, në ndeshjen e vlefshme për kampionatin turk. Të dyja këto skuadra janë duke luftuar për titullin kampion në këtë sezon dhe pas kësaj fitore, është Trabzonspori që parakalon Fenerbaçen dhe ngjitet në vendin e tretë.

Kaleb Ekuban do t’i tregonte të gjitha vlerat e tij në minutën e 15, atëherë kur rezultati ishte 0-1 pasi Kruse kishte shënuar që në sekondat e para. Sulmuesi që më parë ka qenë pjesë e Superiores, do të gjente me një asist perfekt dhe të kalibruar si në lojën “Score hero” për shokun e ekipit, Sorloth, që nuk gaboi para portierit.

Padyshim që bëhet fjalë për një pasim gjenial nga ana e Ekuban, që e ka kalibruar pasimin duke nxjerrë huq gjithë mbrojtjen kundërshtare. Nga ana tjetër, Vedat Muriqi nuk arriti të ishte vendimtar në këtë takim për të lënë gjurmën e tij. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *