VIDEO/ Milani është si Breshia dhe Leçe, Riberi turpëron gjithë mbrojtjen e kuqezinjëve

Një turpërim dhe asgjë më tepër. Milani mposhtet pastër me rezultatin 1-3 nga Fiorentina e Montelës. Katër humbje dhe dy fitore, të njëjtat statistika që kanë skuadrat e Breshias dhe Leçes të sapo ngritura në Seria A. Kuqezinjtë e nisin në mënyrën më të keqe të mundshme kampionatin duke kërkuar vallen me skuadrat që janë pretendente për mbijetesë.

Si fillim Pulgar me penallti hapi serinë e golave. Kartoni i kuq i Musacchios lejoi që pas disa minutave Castrovilli të dyfishonte shifrat. Në fund Ribery vulos krizën e Milanit duke shënuar edhe golin e dytë personal në kampionat.

Por ku po shkon ky Milan? Objektiva të ndryshme por loja e skuadrës nuk i përgjigjet asaj që drejtuesit dhe tifozët kërkojnë. Shpesh është dyshuar se lojtarët nuk janë të miqësuar në lojën e përbashkët por kjo bie poshtë kur sheh ekipe edhe me lojtarë më të rinjë e të sapoblerë që lidhen në mënyrë perfekte. Nëse Milani vijon kështu, lufta për mbijetesë do të jetë serioze, madje edhe gola si ky i Leaos në përballjen e sotme, zhvlerësohen me gjithë kuptimin e fjalës. /Sport Ekspres/