VIDEO | Më shumë respekt për himnin, në Libi e “bëjnë baltë”!

0

Një episod i veçantë ka ndodhur ditën e djeshme gjatë ndeshjes Libi-Afrikë e Jugut. Ndeshja luhej për llogari të Kupës së Afrikës, miqtë fituan 2-1, por një surprizë e hidhur ndodhi në fillim të ndeshjes.

Himnet kombëtare janë ndër emocionet më të bukura, ndërsa gjithmonë e më rrallë shohim bandat duke i ekzekutuar ato live. Kështu ka ndodhur në Libi, aty ku për të shijuar himnin e miqve është përdorur një telefon!

Një moment himni është ndalur! Shkaku? Një mesazh ka ardhur në telefon, ndërsa pas pak sekondash ka filluar të bjerë zilja. Amatorizëm i vërtetë dhe një situatë vërtetë komike me videon që është bërë “hit” në rrjetet sociale.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.