VIDEO/ Ishte apo jo gol? Momenti që ka polemika, Olsi Rama e shikon me Dovedanin në celular

Partizani ka barazuar me rezultatin 2-2 ndaj Bylisit, por ky rezultat ka shijen e një humbje tek të kuqtë. Kjo për renditjen e pikëve në Superiore, por njëkohësisht edhe për vetë mënyrën sesi erdhi ekuilibri i shifrave.

Të kuqtë ishin në kryesimin 2-0, por ballshiotët do të barazonin gjithçka. Nga Olsi Rama dhe deri te pjestar të tjerë të stafit të Partizanit, kanë dyshime se goli i Guindos nuk e ka kaluar vijën dhe Belica spastroi gjithçka.

Pamjet janë të përsëritura edhe më poshtë, ndërsa Olsi Rama dhe trajneri i Bylisit, Dovedan, po i shihnin në celular menjëherë pas përfundimit të takimit. Sigurisht që mendimet e ndara nuk mund të jenë të njëjta, por fakti është se goli i është quajtur Bylisit. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *