VIDEO/ Fluturim, telefonatë dhe dashuri! Sa shumë flet Ramos pas një goli me penallti

Reali i Madridit ka arritur të fitojë bindshëm në transfertë ndaj Eibarit me shifrat 0-4, me golat e realizuar nga ana e Valverdes, Ramos dhe dopietën e Benzemas. Sa i përket mbrojtësit madrilen ka arritur të gjejë rrjetën pas një penalltie që iu besua nga trajneri Zidan.

Festimi më pas është një histori më vete, ku lojtari spanjoll jep shumë mesazhe brenda një goli të vetëm. Për ta nisur me fluturimin e shqiponjës, për të vazhduar me thirrjen telefonike dhe për ta mbyllur me dashuri kundrej tifozëve. Shumë domëthenie nga ana e Ramos brenda një goli të vetëm, që në fund të fundit ishte ndaj një kundërshtari jo shumë të njohur dhe vinte vetëm nga 11-metrat. /Sport Ekspres/