(VIDEO) E bëri për Panamanë, kartoni më i justifikuar i historisë!

0

Panamaja është kualifikuar në Botërorin 2018 në Rusi, duke mundur 2-1 skuadrën e Kostas Rikës, por ajo që ndodhi në kohën shtesë praktikisht tregon se futbolli nuk është thjesht një sport, por një pasion dhe dashuri… Lojtari i stolit të Panamasë, teksa Kosta Rika ka rivënien anësore, “fluturon” me shpejtësi dhe me një sprint arrin që të largojë topin nga duart e lojtarit kundërshtar që do të realizonte rivënien anësore, duke hedhur në lojë topin për ekipin e tij, në sulm për të gjetur barazimin… Dënimi? Vetëm një i verdhë, por ndoshta ishte e verdha më e justifikueshme e historisë së futbollit

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here