VIDEO/ “Dëmtimi horror” i Loris e nxjerr menjëherë nga fusha, ndoshta “JO” edhe me Shqipërinë

Ndeshja mes Brighton dhe Tottenham është në shifrat 1-0, më një gol të shënuar që në minutat e para të takimit. Por problemet duken se nuk kanë fund për londinezët, pasi portieri i tyre Lloris ka marrë një dëmtim të rëndë dhe është detyruar të lërë fushën e lojës që në minutën e 5 të ndeshjes.

Francezi ka zënë krahun në një pozicion mjaft të keq gjatë kohës kur ka dashur të evitojë një gol të kundërshtarëve. Dëmtimi në pamje të parë duket serioz, por gjithsesi duhet të presim fjalët e mjekëve për të mësuar gjendjen reale të gardianit të Tottenham.

Kujtojmë se pas një muaji Kombëtarja jonë e futbollit do të ndeshet me Francën për të përmbyllur fazën kualifikuese të Euro 2020 dhe një dëmtim i tillë mund të sjellë edhe mungesën e Lloris në portën e gjelave./Sport Ekspres/

 

https://twitter.com/FootbaII_HQ/status/1180447425267412993