VIDEO/ “Degjenerim” mes ultrasish! Kurthi për tifozët serb, sa herë këndonin… dilte filmi vizatimor

0

Tifozët ultras të Vojvodinës kanë rënë pre e një “kurthi” të kundrërshtarëve të tyre gjatë ndeshjes që skuadra e tyre luajti në transfertë kundër Crvena Zvezdës. Një grup tifozësh kishin udhëtuar në Beograd për të mbështetur klubin e tyre, por tifozët e kryeqytetasve serb ua prishën planet. Kështu ultrasit e Crvena Zvezdës, të cilët njihen për huliganizëm, kishin arritur të vendosnin me sukses një pajisje për shpërndarjen e tingullit në stadium, si dhe kontrollohej prej tyre.

Sa herë që mbështetësit e Vojvodinës nisnin të brohorisnin apo këndonin për ekipin e tyre, kundërshtarët e gjendur në anën tjetër të stadiumit vendosnin këngën e filmit vizatimor “Looney Tunes”. Kjo padyshim që nuk u ka pëlqyer aspak tifozëve që kishin udhëtuar prej së largu për të mbështetur Vojvodinën në stadium, të cilët janë bërë të duken qesharak. Një veprim i tillë ka tërhequr vëmendje të gjerë, madje edhe në mediat e tjera jahstë Serbisë./Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.