VIDEO | Çfarë surprize për Teutën, mbështetje e zjarrtë para Partizanit

0

Nesër do të luhet një ndeshje me të vërtetë e rëndësishme për Teutën. Skuadra durrsake do të presë Partizanin kryesues në “Niko Dovana” dhe pritshmëritë janë të mëdha për këtë takim. Skuadra e Bledi Shkëmbit nuk humbet prej 8 ndeshjesh dhe nëse do të arrinin një sukses ndaj “demave” bregdetarët do të kenë të drejtën e tyre të synojnë titullin.

Në seancën e fundit stërvitore, lojtarët dhe stafi teknik janë përballur me një surprizë të këndshme, teksa tifogrupi “Djemtë e Detit” kishin menduar që të krijonin atmosferë në prag të ndeshjes së nesërme. Brohoritje dhe “show” me mjetet piroteknike kanë motivuar lojtarët para takimit që do të luhet nesër.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.