Në Burrel “paralajmërohet” Vllaznia, Grupi B me dy sfida “big”

Nesër dhe të dielën do të luhen 10 ndeshjet e javës së 12-të të Kategorisë së Parë, dhe duket se ky kalendar do të jetë përcaktues për renditjen e skuadrave në të dy grupet, A dhe B. Në grupin A, ndeshjet do të luhen të shtunën dhe të dielën, ndërsa Grupi B i mbyll të pesta ndeshjet ditën e shtunë.

Vllaznia dhe Erzeni në Grupin A luajnë në transfertë, por shijakasit duken më të favorizuar për tri pikët, ndërsa do të luajnë me Burrelin. Ndërkohë që, shkodranët ndaj Dinamos, në letër pritet që të bëjnë “pit-stop”-in numur 2, e një situatë e tillë e ngushton më shumë kreun e renditjes në këtë grup. Për fundin e tabelës, Iliria e Fushë Krujës ndoshta do ta zhysë edhe më tepër Vorën, e po kështu edhe Veleçiku me Besëlidhjen.

GRUPI A
Ndeshjet-Java e 12-të
E shtunë, 8 dhjetor 2018
Iliria-Vora                   14:00
Burreli-Erzeni              14:00
Veleçiku-Besëlidhja    14:00
Korabi-Shënkolli         14:00
E dielë, 9 dhjetor 2018
Dinamo-Vllaznia         14:00

Ndeshjet Bylis-Apolonia dhe Besa-Tomori në Grupin B, më shumë veçohen edhe si përplasje “big”, pasi janë skuadra që kanë luajtur e kanë fituar trofe edhe në Kategorinë Superiore. Besa në fushën e saj e ka më të lehtë fitoren, ndërkohë që në Ballsh “derbi” i Prefekturës nuk i jep shumë shance vendasve për tri pikë. Një tjetër “derbi” prefekture është interesant këtë javë, ku Elbasani pret Turbinën, një ndeshje jetike që Elbasani ti shpëtojë vendit të fundit në renditjen e grupit.

GRUPI B
Ndeshjet-Java e 12-të
E shtunë, 8 dhjetor 2018
Bylis-Apolonia            14:00
Besa-Tomori                14:00
Lushnja-Egnatia          14:00
Elbasani-Turbina         14:00
Pogradeci-Oriku          14:00

Të shtunën në Grupin B, dhe të dielën pasdite në Grupin A pas mbylljes së ndeshjes Dinamo-Vllaznia, ndoshta do të kemi edhe lëvizje në tabelën e renditjes, të cilat do ta futin në “ekuacion” fundvitin për të gjitha këto skuadra.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online