VIDEO/ Atdhe Nuhiu dhe minutat e fundit, sulmuesi dardan tund rrjetën në Angli

Atdhe Nuhiu ka arritur të gjejë golin me ekipin e tij të Sheffield Wednesdayt, që mposhti me shifrat 1-3 skuadrën e Charlton Athletic. Megjithëse i shumëkritikuar për fizikun e tij me disa kile të tepërta, sulmuesi dardan ka arritur ta mposhtë portierin kundërshtar me një goditje me mënyrën që ai e ka më të lehtë, atë me kokë.

Ndërkohë goli erdhi në momentet e fundit të takimit, më konkretisht në minutën e 94-t. Madje një gjë të tillë Nuhiu e ka bërë edhe ndaj Fulhamit, ku vendosi barazimin me golin e tij të realizuar në minutën e fundit të shtesës./Sport Ekspres/