VIDEO/ Atalanta ndihet e vjedhur në shtëpi, sa shumë skandale me Juventusin dhe VAR-in

Juventusi ka marrë fitoren e radhës kundër Atalantës në një ndeshje që është mbyllur në shifrat 1-3. Por “zonjës së vjetër” nuk i ndahen polemikat as kësaj here, që sërish kanë të bëjnë me prekjen e topit me dorë. I vetmi ndryshim qendron në faktin se këtë radhë nuk ka qenë De Ligt shkaktari.

Rasti që ka më tepër peshë është ai i Kuadrados, që ka kapur topin me dorë gjatë rrëshkitjes, ndërsa prej këtu do të vinte edhe goli i avantazhit të bardhezinjve me anë të Higuainit. E sikur të mos mbyllej këtu shumë dyshime ka pasur edhe për një prekje me dor të Emre Can, por të paktën në këtë rast arbitri është munduar që ta shohë në VAR./Sport Ekspres/