VIDEO | Argjentinës nuk i bën punë as Mesi, disfatë zhgënjyese ndaj Venezuelës

0

Argjentinës nuk i mjafton rikthimi i Lionel Mesit në kombëtare, teksa është mposhtur në miqësoren ndaj Venezuelës me shifrat 1-3. Një paraqitje zhgënjyese e albicelestëve, të cilët duken një ekip pa identitet.

Ndeshja nisi menjëherë në malore për Argjentinën, teksa vetëm gjashtë minuta mjaftuan për Rondon, i cili dërgoi në avantazh ekipin e tij.

Në fundin e pjesës së parë, konkretisht në minutën e 44-të ishte Murijo, i cili shënoi edhe golin e dytë për Venezuelën, duke mbyllur pjesën e parë me shifrat 0-2.

Fraksioni i dytë nisi disi më mirë për Argjentinën dhe në minutën e 58-të Lautaro Martinez rihapi gjithçka, duke çuar shifrat në 1-2.

Gjithsesi, ishte Maritnez, i cili u tregua i saktë nga pika e bardhë e 11-metërshit në minutën e 75-të, duke hipotekuar fitoren e kombëtares së tij dhe duke çuar në terr Argjentinën.

Argjentinë 1-3 Venezuelë
Shënues: L.Martinez 58′ / Rondon 6′, Murijo 44′, J.Martinez 75′(pen.)

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.