VIDEO/ “1 kryeqytet, 1 kryeskuadër, 1 kryevepër”/ Tirana me video motivuese para Partizanit: Ky është qyteti ynë

Tirana ka publikuar një video motivuese para ndeshjes me Partizanin. E nisur me “ky është qyteti ynë”, mesazhi që i drejtohet ekipit kundërshtar është i qartë. Për të vazhduar më tej, në video shfaqen edhe disa lojtarë bardheblu.

Ata shfaqen të sigurtë se do të vazhdohet në këtë ritëm, duke ftuar edhe tifozët për një mbështetje sa më të madhe në derbi. “1 kryeqytet, 1 kryeskuadër dhe 1 kryevepër”, është mënyra sesi vetë kapiteni Gent Muça e përshkruan klubin që bën pjesë, duke thumbuar në distancë Partizanin. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *