Versioni familjar i Hysajt, e zbulon e fejuara

0

Fiorenza Lekstakaj është e fejuara e Elseid Hysajt, një bukuroshe e shpallur “Miss Shqipëria” në vitin 2013. Si zakonisht, mediat në Itali ndjekin nga afër yjet e Serisë A dhe një prej tyre është edhe Elseidi, një personazh interesant, ashtu si Fiorenza, e cili ka dhënë një intervistë të gjatë për “tuttomercatoweb.com”, duke rrëfyer jetën me Hysajn, jashtë futbollit.

– Fiorenza, për ta nisur, pyetja e zakonshme, si jeni njohur?

– Marrëdhënia jonë ka nisur para 4 vitesh. Elsi ishte me disa miq duke shëtitur para shkollës sime dhe u takuam rastësisht. Kishim miq të përbashkët, për atë ishte e lehtë ta gjente numrin tim dhe brenda pak ditësh u takuam për të dalë së bashku.

– Dashuri me shikim të parë?

– Të them të vërtetën, nuk e di nëse ishte me shikim të parë, por mund të them që unë dhe Elsi filluam të frekuentoheshim dhe zbaviteshim shumë së bashku, na mjaftonte edhe një film në kinema për t’i bërë ditët tona fantastike, ku të qeshurat nuk mungonin kurrë dhe në pak kohë nuk ndaheshim dot më nga njëri-tjetri”.

– Çfarë të bëri të dashurohesh me të?

– Nuk besoj se ekziston një mënyrë për ta bërë dikë të dashurohet. Mes nesh u krijua menjëherë një marrëdhënie e bukur, e bazuar te besimi dhe respekti. Mbi baza të tilla lindi dashuria jonë, e kurorëzuar nga lindja e vogëlushit tonë Elis!

– A ka Elseidi një defekt të cilin nuk e duron dot?

– Nuk e di nëse mund ta quaj defekt, por është ai që nuk qëndron kurrë në një vend. Elsi duhet të bëjë gjithnjë diçka, dashuron çdo lloj sporti, kërkon të shfrytëzojë çdo moment të ditës dhe bën që jeta jonë të mos jetë monotone, ndaj nuk mund ta quaj defekt.

– Si është Elsi Hysaj në jetën private?

– Ka një zemër të madhe, nuk tërhiqet kurrë pas nëse dikush ka nevojë për të, është gjithnjë i disponueshëm. Edhe pse puna i merr shumë kohë, ia del të më përkushtohet dhe të jetë një baba i mrekullueshëm.

Tatuazhet?

– Po, ka shumë dhe më pëlqejnë shumë. Mban inicialet e tij në qafë, një shkrim më të madh në krah që përfundon me “mama dhe baba” dhe inicialet e gjithë familjes. Pastaj, dy futbollistë me numrat e fanellës së kombëtares shqiptare dhe Napolit, emrin tim te gishti i unazës dhe tatuazhi i ardhshëm do t’i kushtohet natyrisht të voglit tonë”.

– A keni menduar ndonjëherë për martesën?

– Një vit pasi u njohëm, organizuam një festë të madhe fejese në Shqipëri, me miq t e të afër! Kohët e fundit kemi qenë shumë të përqendruar te fëmija jonë dhe nuk kemi menduar për gjëra të tjera. Megjithatë, për martesën po, po mendohemi…”.

– Kush gatuan në shtëpi?

– Elsi është padyshim i pari për të ngrënë. Për të gatuar, gjithmonë unë.

– Gatimi i preferuar i tij?

– Që kur ka ardhur në Napoli, pëlqen jashtëzakonisht mocarelën. Ai ha gjithçka, nuk ka preferenca të veçanta.

– Kur dëshiron t’ia bësh qejfin duke gatuar diçka që ai e pëlqen shumë, çfarë i përgatit?

– Tiramisù me çokollatë! E adhuron.

– Çfarë të pëlqen më shumë nga puna e Elseidit?

– Ta shoh të hyjë në fushë. Në atë moment mund të ndiej sa energji dhe sa pasion i kushton punës së tij. Nuk do lodhesha kurrë duke e parë të luajë, në çdo ndeshje emocionohem. Më duket gjithnjë sikur është ndeshja e parë.

– Çfarë urren nga puna e tij?

– Fatkeqësisht, faktin që udhëton shpesh dhe jemi larg. Megjithatë, nuk është një problem i madh, jemi shumë të bashkuar.

– Si e kalon kohën e lirë?

– Nëse kemi ndonjë ditë të lirë, spostohemi në Shqipëri tek të afërmit, ose në Firence, ndërsa në verë preferojmë të shijojmë detin e mrekullueshëm të Napolit.

– Cili është gjesti i përditshëm i dashurisë nga Elseidi?

– Fakti që ai më kushton gjithë kohën e lirë që ka në dispozicion, është gjesti më i madh i dashurisë që i mund të bëjë ndaj meje.

– Çfarë i uron për karrierën?

– Sigurisht të luajë sa më shumë. Futbolli është pasioni i tij dhe të luajë është shumë e rëndësishme për të dhe për ne, që na bën shumë krenarë.

– Si e thërret privatisht?

– Nuk përdorim nofka. Për të bërë shaka, ndonjëherë i them Hysaj.

– A ka diçka që do doje t’i thoshe nëpërmjet kësaj interviste?

– Ashtu si para çdo takimi: Paç fat, kampion!

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here