Ventura i përgjigjet gazetarit maqedonas: Ne jemi në play-off, çfarë pyetje bën?

Trajneri i Italisë, Xhan Piero Ventura, ka folur sot në prag të sfidës kundër Maqedonisë, ku një pikë mjafton për të siguruar një vend në play-off. Megjithatë, trajneri italian nuk ka duruar, kur një gazetar maqedonas e ka pyetur nëse do jepte dorëheqjen, në rast se nuk fitonte ndaj Maqedonisë. Fillimisht, me buzëqeshje, Ventura u tha gazetarëve italianë “Po këtë pyetje, e porositët ju ta bënte?”.

Më pas, përgjigja e tij: “Ne jemi kualifikuar tashmë për në fazën play-off, dy ndeshje para fundit, ndaj do luajmë në play-off. Ndoshta ju nuk e dini ende, kemi mbetur paksa jashtë loje”.

Në fakt, Italia nuk është ende në play-off, sepse i duhet pikë ndaj Maqedonisë, por natyrisht Ventura është i sigurt që Shqipëria nuk fiton dot në Spanjë, edhe pse më pas u korrigjua: “E kisha fjalën që jemi praktikisht të kualifikuar, jo matematikisht”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *