Veliu, një “blerje” e re për Flamurtarin

0

Franc Veliu është 29 vjeç, në kulmin e karrierës në teori, por nuk luan futboll prej muajit maj. Një dëmtim serioz dhe një periudhë e gjatë riaftësimi e kanë lënë jashtë që në verë dhe tashmë ish-kapiteni i Flamurtarit mund të quhet një përforcim i ri për këtë sezon.

Në miqësoren e djeshme kundër skuadrës U-19 mbrojtësi u kthye në fushë për herë të parë pas shumë kohësh dhe në Turqi shpreson të kapë ritmin maksimal, për të bindur trajnerin Shpëtim Duro se është gati të luajë rregullisht.

Është vlonjat, ish-kapiten dhe një emër i rëndësishëm në futbollin shqiptar, por kjo nuk do të thotë që do të kthehet në formacion menjëherë. Veliu është pas Bicajt dhe Pollozhanit në hierarkinë e Duros, ndërsa nderi i vetëm që i ka bërë Duro është që të mos rinovojë me Jakovljeviçin, duke besuar se Veliu së shpejti do të kthehet në maksimumin e vet, për të tentuar formacionin.

Nëse Franci kthehet në nivele të larta, është një fitore për të gjithë në Vlorë.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.