Zgjedhje federate edhe në Itali, Tomazi paraqet platformën, në Shqipëri as kandidat nuk kemi

Në fillim të shkurtit në Shqipëri do të zhvillohen zgjedhjet për kreun e ri të FSHF-së, në fund të janarit (29 janar) do të zhvillohen në Itali. Thuajse në të njëjtën kohë, ndaj mund të hiqen disa paralele, edhe pse Italia nuk është në kulmin e vet dhe dihet që ka probleme të mëdha, që çuan edhe te moskualifikimi për në Kupën e Botës.

Gjithsesi, në Itali e kanë një kandidat serioz për kreun e FIGC: është Damiano Tomazi, ish-futbollist i njohur i Romës, i cili prej vitesh është president i Shoqatës së Futbollistëve, organ që në Shqipëri nuk ekziston fare.

Tomazi ka hedhur zyrtarisht kandidaturën dhe gjithashtu ka nisur fushatën, duke shpalosur edhe idetë e tij dhe disa propozime themelore për të ndryshuar futbollin italian. Mes propozimeve të tij është futja në futbollin italian e skuadrave B, duke imituar modelin spanjoll, me ekipet B të klubeve që kanë burime financiare që mund të shkojnë deri në Lega Pro apo në Serinë B.

Tomazi ka prezantuar edhe ide të tjera, për të rinisur gjithçka nga zero në futbollin italian, që është në pikën e vet më të ulët, si me kombëtaren, ashtu edhe në nivel klubesh. Stadiume të rrënuar, tifozë gjithnjë e më pak, dhunë në stadiume, sektorët e të rinjve që prodhojnë gjithnjë e më pak talente italiane, presioni për rezultate që te fëmijët, trukimet në futboll, janë këto vetëm disa nga problemet që duhen zgjidhur urgjentisht në Itali, por nëse ndryshojmë Itali me Shqipëri, mund të quhen edhe probleme madhore të futbollit tonë.

Tomazi nuk ndalet vetëm me thirrjen për klubet, por si askush tjetër, bëhet aktiv edhe me tifozët, duke postuar në të gjitha rrjetet sociale një hashtag, #Tëndryshojmëfutbollin (#CambiamoIlcalcio), duke ftuar tifozët që të shkruajnë 3 propozime secili. Tre propozimet më të votuara e të kërkuara nga vetë tifozët, do të përfshihen në programin zyrtar të kandidaturës së Tomazit, program që do të dorëzohet javën e ardhshme, sipas rregullores.

#cambiamoilcalcio

A post shared by Damiano (@damiano.tommasi) on

Kalojmë nga Italia në Shqipëri: zgjedhjet janë pak a shumë në të njëjtën kohë, këtu nuk kemi ende asnjë rival për Armand Dukën, i cili me të drejtë thotë: Unë kam kaq vite që punoj dhe e kam një plan, por kush më sfidon? Në media përmendet herë Bashkim Fino e herë ndonjë emër tjetër, por asnjëri nuk del hapur. Klubet që duan largimin e Dukës mjaftohen me parullën “Duka ik”, model i kopjuar në mënyrë të shëmtuar nga politika jonë e shëmtuar. Meqë jemi te politika, pikërisht prej aty duket se kërkohet ndihma për të larguar Dukën, por ndërkohë nuk del askush e të thotë se çfarë ofron, çfarë do të bëjë më mirë se presidenti aktual, ku do ta çojë futbollin shqiptar, si mund të ndalet dhuna në futbollin tonë, si mund të ngrihet infrastruktura në çdo qytet e fshat. Këto tema nuk i prek askush, ndoshta sepse nuk u intereson fort, fundja rëndësi ka të iki Duka, për të tjerat ka kohë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online