Vangjeli: Goli i Vllaznisë na zgjoi

0

Ka folur pas ndeshjes edhe mbrojtësi i krahut të djathtë, Kristi Vangjeli, i cili shënoi golin e barazimit me kokë, por rrezikoi edhe më pas për të shënuar sërish. Korçari ka theksuar pas ndeshjes se ishte pikërisht goli i pësuar që e zgjoi skuadrën e tij: “Ishte një reagim që erdhi nga i gjithë ekipi. Një gol i ardhur përmes një goditje standarde nga Vllaznia na zgjoi dhe më pas kishim më shumë lëvizshmëri në fushë. Reagimi erdhi në kohën e duhur, që në pjesën e parë, kur ne e barazuam rezultatin, por kishim edhe mundësi të tjera. Pas shënimit të golit të mendoj se e administruam shumë më mirë lojën dhe arritëm te golat e tjerë.

“Çfarë i thashë Gjokës? Fola për rastin e penalltisë, duke i vënë në dukje se mbrojtësi e ka prekur topin me dorë dhe se nuk është se ka gabuar arbitri. Sapo mbaroi faza e dytë dhe deri në mbyllje është një rrugë shumë e gjatë dhe duhet të jemi gjithmonë me këmbë në tokë, duke treguar atë ritëm, atë lojë që ne dimë të bëjmë. Të mos përsëritet ajo çfarë na ndodhi në Gjirokastër, ku u shfaqëm një ekip pa lidhje me atë që kemi treguar gjatë gjithë këtyre viteve për këtë fanellë”.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.