Fino, ose Koçi Xoxe që kërkon të vijë në krye të futbollit shqiptar

Opinion nga Adriatik Dosti

Shpresoj që sa më shumë njerëz e në veçanti ata të komunitetit të futbollit ta kenë ndjekur Debatin ”Face to Face” Fino-Duka në TCH në mbrëmjen e së enjtes, drejtuar nga Ylli Rakipi.

Jo për gjë, por që të jenë plotësisht të bindur e të ndërgjegjshëm se cilin kërkojnë të sjellin në krye të futbollit tonë e të kuptojnë mirë rëndësinë e votës që kanë në duart e tyre.

Nuk mbeti kush pa bërë emision special në studion e tij për prag-zgjedhjen e kreut te radhës në futbollin shqiptar dhe “çuditërisht” asnjërin emision nuk e ka drejtuar a ideuar deri më sot të paktën ndonjëri prej gazetarëve të shumtë sportivë të vendit.

Asnjë specialist e asnjë prej njerëzve të vërtetë të komunitetit të futbollit nuk ka qenë i ftuar nëpër studiot ku zakonisht ndodhen Preçët, Lorencët, Batonët, Canët, Rakipët, Fevzitë, Muçët, Merot, etj, etj… Nejse…

A e patë, o njerëz me mend në kokë, me sy në ballë e veshë në vendin e duhur, se cili kërkon të vijë në krye të futbollit shqiptar…si kërkon të vijë dhe prej kujt kërkon tv vijë, e pse kërkon të vijë?

A e dëgjuat se çfarë fjalori skandaloz përdori ndaj rivalit te tij ..çfarë mungese edukate e respekti dhe çfarë e harbutërie shpalosi nga fillimi i debatit deri në fund te tij?

A e pate se si i kërcënoi hapur të gjithë me Dosje, me fjalët Burg, Prokurori, Gjyq ,Ndjekje Penale, etj… komplet njerëzit e futbollit, drejtues, trajnerë, lojtarë, shoqata, aktivitete , gazetarë, aktivistë, dashamirës, tifozë, ekipe, kampionate, kategori, Bashki jo socialiste, etj, etj…?

A e patë se sa kishte ”rrëmuar” ai dhe Partia e tij për të zbuluar skandale financiare ”tronditëse” në Federatën e në futbollin shqiptar e që menjëherë sapo të vijë AI në krye të gjithëve do t’u këputë kokën e do t’u thyejë këllqet, pa marrë parasysh se cilët janë e çfarë përfaqësojnë në historinë e futbollit tonë kombëtar?

A patët vërtet nerva ta ndiqnit deri ne fund këtë arrogant e zhurmues të keq të politikes së sotme të pistë shqiptare prej së cilës ai mburret se vjen?

Nuk e di, por mua personalisht, ngaqë edhe kam studiuar e lexuar jo pak për historinë tonë tragjike komuniste që pas 1941 e në vazhdim, tek e shihja Finon në debat përballë rivalit te tij, me atë lloj histerie, mllefi, inati, e gati-gati edhe urrejtjeje patologjike, jashtë çdo limiti njerëzor e me atë prepotencë e agresivitet prej një personi të dale nga vetja e nga çdo lloj kontrolli, m’u kujtua njëri prej figurave më të errëta e më negative e kriminale të historisë sonë, ish-Ministri i Brendshëm famëkeq e kobzi Koçi Xoxe. E si për koincidencë, ngjajnë fizikisht goxha me njeri-tjetrin …

E kur Duka vetë me gjithë atë njohje e shoqëri të gjerë që ka brenda e jashtë vendit, private e shtetërore, me gjithë atë biznes, pasuri e siguri që ka krijuar ndër vite për jetën e tij e të familjes së tij, arrin e pohon publikisht se Fino mbështetet në kandidimin e tij nga ministra aktuale të PS e të Rilindjes si Bushati, Klosi etj, si dhe nga deputetë po te tijtë si Braçja me shokë, por edhe nga kriminele e gangsterë qe ai ka frike t’ua thotë emrat, vaj halli se cili kërkon të vije në krye të futbollit shqiptar e vaj halli se në dorë të kujt supozohet të bjerë sporti më i dashur e më popullor i shqiptarëve.

Njerëz, kujdes, sy e veshë hapur dhe mendjen në vendin e duhur. Futbollin po kërkon të na i rrëmbejë politika, me te gjitha format e saj të pista e të ndyra, me presione, kërcënime e shantazhe tipike komuniste, përvojë ogurzezë e etërve të tyre të djeshëm.

Mos e lejoni të bjerë në kthetrat e saj, e nëse ndodh, të gjithë ju pjesëtarët e komunitetit të futbollit ndër vite e dekada, ju që keni shkrirë jetën tuaj për t, varni një gur në qafë e ikni e mbytuni në lumin më të afërt.

A.R.DOSTI

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online