Van Dajk: Ndeshje e madhe, ky është goli më i rëndësishëm për mua!

Mbrojtësi i Liverpulit, Virxhil Van Dajk mbajti shiritin e kapitenit pas daljes së Henderson, duke qenë një lider për skuadrën e tij. Shtatlarti holandez shënoi dhe golin më të rëndësishëm të sfidës, duke i dhënë avantazhin 1-2 Liverpulit. Pas ndeshjes, kapiteni foli për “BT Sport”, ku u shpreh:

“Një mbrëmje shumë e madhe, e dinim që do të ishte një ndeshje e vështirë, por ishim të bindur se ne do të shënonim. Ishim të pafat tek autogoli, por çunat bënë një ndeshje të madhe dhe jam i lumtur që ia dolëm, të gjithë së bashku.

Goli më i rëndësishëm? Kam shënuar me kombëtaren e Holandës kundër Gjermanisë dhe ai gol ka një vend të veçantë në zemrën time, por me fanellën e Liverpulit, ky është goli më i rëndësisshëm për mua. E dimë se kemi shumë kualitet në skuadër dhe presim vetëm shortin. Të gjitha skuadrat në këtë fazë janë të vështira, të presim”, përfundoi holandezi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *