“Unë jam i pari që do them “PO”, Keidi Bare është luftëtari që mahnit Malagan: Nuk kam fare frikë, sapo të na kërkohet

Nga Klaudio Ndreca

Keidi Bare është një “luftëtar” i Malagas që i ka dhënë aq shumë skuadrës spanjolle në këtë sezon. Si një gladiator i vërtetë qendron edhe jashtë fushe, ndërsa tërheq shokët e skuadrës dhe është gati të marrë përsipër shumë përgjegjësi. Këtë e bën edhe në kohën e Koronavirusit, kur shumë prej lojtarëve mendojnë sesi të shpëtojnë “kurrizin e tyre” nga pandemia.

Por Keidi vendos gjithmonë dëshirat dhe interesat e tifozëve si primare, megjithëse kjo do të thotë edhe sakrificë për shëndetin e tij. Në një intervistë për “Radio Marca”, mesfushori u shpreh: ”Nëse vendoset që ne të luajmë futboll, atëherë nuk do të mendojmë që nëse unë përplasem, atëherë do të infektohem. Kjo nuk do të na bëj mirë. Nëse vendoset të kthehemi, jam i sigurt se nuk do të ndodhë gjë. Po dëgjoj se ka disa lojtarë që kanë frikë. Unë nuk kam frikë, nuk ka se përse dhe do të jem i pari që do të luajë. Por është edhe një pjesë tjetër se përse nuk më pëlqen të luaj kur njerëzit po vdesin. Pastaj nëse do të jenë njerëzit që do na kërkojnë që të luajmë, unë jam i pari që them po”, ka thënë Bare. /Sport Ekspres/