UEFA nuk fal, Bufon humbet grupet në Champions

Xhanluixhi Bufon ka mësuar sot dënimin nga Komisioni i Disiplinës së UEFA-s, në lidhje me ngjarjet e Real Madrid-Juventus.

Portieri legjendar është dënuar me 3 ndeshje, çka do të thotë se do të humbasë gjysmën e fazës së grupeve në Champions, në rast se do të marrë pjesë aty në të ardhmen.

Bufon protestoi ashpër pas penalltisë dhënë Realit në shtesë në Bernabeu dhe arbitri anglez Majkëll Oliver e largoi me karton të kuq.

Pas ndeshjes Bufon jo vetëm që nuk shfaqi keqardhje, por sulmoi ashpër arbitrin, ndaj UEFA nuk e ka falur.

PSG është një ndër klubet që e kërkon Bufonin, i cili ka paralajmëruar se do të firmos për një klub të nivelit të lartë. Gjithsesi, pezullimi me 3 ndeshje nuk përbën ndonjë problem, sepse dihet që ndeshjet e grupeve nuk përbëjnë ndonjë problem madhor për klubet më të rëndësishme të kontinentit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *