U largua nga Laçi për në Turqi, Selmani: Më bindi Cikalleshi, ne luajmë për gjithë Shqipërinë

Gentian Selmani është një portier i prespektivës dhe së ardhmes te Shqipëria. Aktualisht ky lojtar luan në Turqi te Menemespori. Atje u transferua pasi ishte pjesë e Laçit më parë, ndërsa të gjitha aftësitë i ka dëshmuar edhe në Superiore.

Në një intervistë për “Zona Gol”, Selmani ka folur edhe për karrierën e tij, konkurrencën e madhe te Kombëtarja, ekipin e Laçit, por njëkohësisht edhe për arsyen kryesore që shkoi në Turqi.

“Laçi nuk ka bërë nisje të mirë, por kthesa erdhi me Teutën. E kam ndjekur në çdo javë. Kanë luajtur mirë edhe me Starovën dhe shpresoj sa më lartë. Në Turqi kemi 3 ndeshje pa pësuar gol dhe kemi 7 pikë në këto 3 takimet e fundit me rivalët e fortë.

Po pres kismetin te Kombëtarja. I kam shumë miq Hoxhën, Strakoshën dhe Berishën. Do pres momentin tim derisa të vijë. Kur Strakosha gaboi me Turqinë, unë dhe Berisha kemi shkuar menjëherë te ai. Ne luajmë për gjithë Shqipërinë, për kombin, nuk kemi inate me njëri-tjetrin.

Cikalleshi më shënoi me penallti dhe unë qendrova në mes. E kisha parë në ndeshjen me Francën dhe te Kombëtarja që ka goditur në mes. Thashë se do të mendonte se do të hidhesha në krahë dhe prandaj qendrova në mes. Nuk ndodhi kështu. Cikalleshi ishte ai që më bindi të vija në Turqi dhe 20 minuta larg e kam. Jemi shumë miq me njëri-tjetrin”, ka thënë Selmani. /Sport Ekspres/